Leasing

Leasing (Qeraja financiare) është një nga mënyrat më të shpejta dhe efikase për financimin e blerjes së automjeteve, makinerive dhe pajisjeve për  individe dhe biznese në funksion të rritjes dhe fuqizimit të aktivitetit  të tyre.

Leasing (Qeraja Financiare) vlerësohet për procedurat mjaft të shpejta dhe fleksibël që nga momenti i aplikimit  deri në momentin e posedimit të mjetit ose pajisjes.

Çfarë është Leasing?

Qeraja Financiare (Leasing) përfaqëson një marrëdhënie kontraktuale, në të cilën ‘Qeradhënësi’ delegon të drejtën e përdorimit dhe zotërimit të makinës ose pajisjes tek ‘Qeramarrësi’ me kërkesë të këtij të fundit, për një periudhë të caktuar kohe dhe kundrejt një pagese periodike në drejtim të ‘Qeradhënësit’ e cila quhet "kësti i qerasë finaciare" .
Pra Leasing ose Qeraja Financiare, është një mënyrë financimi për autoveturën tuaj personale ose nevojat e biznesit tuaj për automjete, makineri e pajisje pune nga Raiffeisen Leasing. E drejta e pronësisë transferohet tek Qeramarrësi pas pagesës së këstit të fundit të qerasë financiare.
Qeradhënia financiare (Leasing) është e rregulluar juridikisht në baze të ligjit mbi Qeranë Financiare në Republikën e Shqipërisë.

 

Avantazhet e Leasing:

  • Leasing është një mënyrë e lehtë, e shpejtë edhe komode për financimin e nevojave tuaja.
  • Në ndryshim nga kredia, financimi me leasing nuk ka nevojë për garanci.
  • Këstet e qerasë, sigurimet dhe shpenzimet e administrimit mund të regjistrohen si shpenzime në librat tuaj të kontabilitetit.

 

Kushtet e Përgjithshme të financimit:

  • Monedha në EUR dhe LEK.
  • Financimi deri ne 70% të vlerës së makinës ose pajisjes.
  • Nuk ka limit në shumë financimi.
  • Afati i financimit: 12 - 60 muaj.

 

Procedura:

Procedura për realizimin e një marrveshje Leasing është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë dhe nuk është e kondicionuar nga garanci shtesë si në rastin e kredive bankare. Ajo konsiston në hapat e mëposhtëm:

  • Ju zgjidhni objektin për të cilin kërkoni financim, pranë prodhuesit ose shitësit të autorizuar.
  • Ju paraqisni aplikimin për financim me leasing dhe dokumentet e kërkuara për procesin e aprovimit.
  • Pas aprovimit të qerasë financiare dhe firmosjes së kontratës, ju duhet të bëni pagesën e parapagimit, si edhe shpenzimet e tjera që mund të lidhën me këtë kontratë.
  • Në momentin e marrjes në dorëzim të automjetit ose pajisjes ju do të firmosni protokollin e marrjes në dorëzim.

 

Dokumentet:

Dokumente për të gjithë aplikantët:

  • Oferta e Shitësit/Konçesionerit
  • Kërkesa për Financim e plotësuar dhe firmosur nga aplikanti (për shembull pranë Raiffeisen Leasing )
  • Dokument Identifikimi (pasaportë, letërnjoftim, ose çertifikatë lindje me fotografi)
  • Patentë qarkullimi (në rastin e autoveturave)
  • Çertifikatë familjare

Lista e dokumenteve për individë të punësuar (rrogëtarë):

  • Vërtetim nga punëdhënësi për pagesën.
  • Kontrata e punës ose libreza e punës.
  • Të njëjtat dokumente edhe për bashkë-qeramarrësin (bashkë-qeramarrësit).

Lista e dokumenteve për Persona Fizik dhe Juridik (fotokopje):

  • Vendimi i Regjistrimit në Gjykate: Akti i Themelimit dhe Statuti i Shoqërisë (vetëm për personat jurdikë)
  • Kodi Fiskal/NIPT
  • Kopje e liçensës së aktivitetit
  • Vërtetim nga Organet Tatimore lidhur me detyrimet e shoqërisë ndaj organeve tatimore.

 
news
katalog
katalog

Ciao Fiat

ciao_modul

+355 68 60 58 690
Jemi në dispozicionin tuaj për t'ju dhënë shërbimin tonë

Lexo...

Servis

ciao_modul

Fiat i përgjigjet çdo nevoje tuaj, nga përzgjedhja e makinës suaj deri tek garancia dhe asistenca.

Read more...